Embassy Of The Republic Of Albania- London

Monday: 09:00 - 17:00
Tuesday: 09:00 - 17:00
Wednesday: 09:00 - 17:00
Thursday: 09:00 - 17:00
Friday: 09:00 - 17:00
Saturday: -
Sunday: -

About Embassy Of The Republic Of Albania- London

Mirësevini në faqen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Londër! Jemi këtu për të qenë sa më pranë çdo bashkatdhetari dhe për të forcuar atdhedashurinë.

Reviews

User

Ambasada e Shqipërisë në Londër, në vijim të traditës së krijuar një vit më parë, zgjodhi për të mbyllur aktivitetin e saj vjetor me një festë për fëmijët! Ata e meritojnë këtë! Fëmijët dhe prindërit kaluan një mbrëmje të mbushur plot me surpriza dhe festime, si dhe u gëzuan pa masë për dhuratën që u bëri Ambasada: Abetare dhe libra të tjerë për të mësuar gjuhën tonë të bukur shqipe! Gëzuar!

User

Thank you ALB UK TV and Ian Pelham Turner for your contribution in fighting the stigma and stereotypes on Albania and Albanians in the UK.

User

Të nderuar bashkatdhetarë! Ju njoftojmë se ditën e hënë më 10 dhjetor 2018, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër do të jetë e mbyllur. Shërbimet rifilljonë rregullisht të martën në 11 dhjetor 2018. Ju faleminderit për mirëkuptimin.

User

Deklaratë për shtyp për ruajtjen e Pasurisë Jomateriale në UNESCO- Ministria e Kulturës
Ministria e Kulturës, në komunikim edhe me Misionin tonë të Përhershëm pranë UNESCO-s, sqaron se:
• Asnjë vendim nuk është marrë dhe në asnjë rast Komiteti Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale të UNESCO-s nuk është shprehur, siç cilësohet gabimisht në disa media, se “lahuta nuk është shqiptare por serbe”.
... • Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit “Të kënduarit në shoqërimin e Gusle” (instrumenti që në shqip quhet lahuta) prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
Ministria e Kulturës, ashtu sikurse u theksua edhe në këtë mbledhje nga delegacioni i Shqipërisë, vë sërish në dukje se:
• Praktika kulturore e “Të kënduarit me lahutë” është historikisht e pranishme dhe është një praktikë kulturore e gjallë në një zonë shumë të gjerë të Evropës Juglindore, jo vetëm në Shqipëri, Kosovë, por edhe në Mal të Zi, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, etj.
• Të kënduarit me lahutë është nga ato raste kur mund të zbatohet propozimi shumëkombësh bazuar në faktin se ato vende ndajnë praktikën kulturore në fjalë si një traditë historike dhe dukuri kulturore të gjallë dhe asnjë vend nuk përjashton tjetrin.
• Ministria e Kulturës së Shqipërisë është tashmë në kontakt zyrtar me Ministrinë e Kulturës së Malit të Zi për të vijuar me vullnet të përbashkët procedurën për zgjerim të pjesëmarrjes në këtë regjistrim edhe të Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Europës Juglindore, që kanë dëshirë t’i bashkohen këtij procesi për këtë aset kulturor specifik.
• Çdo vend ndjek prioritete të ndryshme në punën përgatitore për regjistrimin e pasurive kulturore në listat e trashëgimisë botërore dhe aktualisht Shqipëria është në fazën përfundimtare të procesit të regjistrimit të dosjes së pasurisë kulturore dhe natyrore të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ndërkohë që ka në proces përgatitjen e propozimeve për regjistrim në listat përkatëse disa pasuri të tjera materiale dhe jo materiale, si për shembull, Parku Arkeologjik i Apolonisë.
Ndajmë gjithashtu me publikun lajmin e mirë se falë punës së mirëkoordinuar të Ministrisë së Kulturës dhe të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në po të njëjtin takim, u miratua kërkesa e Shqipërisë për asistencë ndërkombëtare për projektin e krijimit të Inventarit Kombëtar të Pasurive Kulturore Jomateriale që do të krijojë një bazë të dhënash në nivel rajonal dhe kombëtar për këtë kategori.
See More

User

FESTOJMË SËBASHKU, DHUROJMË NJË ABETARE!
Ju ftojmë të festojmë së bashku festat e fundvitit çdo fëmije shqiptar dhe çdo mësues që ka kontribuar për mësimin e gjuhës shqipe, këtu në Britaninë e Madhe.
JU presin dhurata dhe festime!
... E Premte, 21 Dhjetor, ora 18.30.
33 St George's Dr, Westminster, London SW1V 4PS
See More

User

FESTOJMË SËBASHKU, DHUROJMË NJË ABETARE!
Ju ftojmë të festojmë së bashku festat e fundvitit çdo fëmije shqiptar dhe çdo mësues që ka kontribuar për mësimin e gjuhës shqipe, këtu në Britaninë e Madhe.
JU presin dhurata dhe festime!
... E Premte, 21 Dhjetor, ora 18.30.
33 St George's Dr, Westminster, London SW1V 4PS
See More

More about Embassy Of The Republic Of Albania- London

Embassy Of The Republic Of Albania- London is located at 33 St. George's Drive, SW1V 4DG London, United Kingdom
+44 20 7828 8897
Monday: 09:00 - 17:00
Tuesday: 09:00 - 17:00
Wednesday: 09:00 - 17:00
Thursday: 09:00 - 17:00
Friday: 09:00 - 17:00
Saturday: -
Sunday: -
http://www.ambasadat.gov.al/united-kingdom/en